Çfarë është?
| |
Telefonia Abissnet është telefoni fikse në të gjithë Shqipërinë. Ajo përdor teknologjinë më të fundit, me cilësinë më të lartë të zërit, për të ofruar shërbimin e telefonise fikse me kostot më të ulëta.
|
|
Përse Abissnet ofron çmimet më të lira?
| |
Teknologjitë e reja dhe zhvillimi i industrisë së telekomunikacionit kanë ulur rrënjësisht kostot e shërbimit. Nuk ka më asnjë arsye për të mbajtur cmimet e larta të telefonisë që ekzistojnë në tregun shqiptar. Ashtu si për shërbimin e internetit në vitin 2006, Abissnet është operatori i parë kombëtar që kthen çmimet dhe cilesinë në standartet ndërkombëtare.
|
|
Përse Abisnet ofron cilësi superiore të zërit?
| |
Megjithëse Abissnet është një telefoni fikse tradicionale, në transmetimin e sinjalit është investuar në pajisjet dhe teknologjinë më moderne. Sistemi i transmetimit gjithashtu siguron rrugën më optimale të sinjalit duke arritur edhe ulje totale të vonesës dhe eliminim të paqartësisë, për tingullin më të pastër.
|
|
Çfarë prefiksi do të ketë numri im?
| |
Çdo numër do të ketë prefiksin e zakonshëm të qytetit përkatës. Numri juaj do të jetë në formatin e zakonshëm të një numri fiks.
Shembull: Nëse banoni në Tiranë, numri juaj do të jetë 04 4 XXX XXX, ku 04 është prefiksi i Tiranës, dhe 4 XXX XXX do jetë pjesa 7-shifrore e numrit tuaj.
Gjithashtu, numrin tuaj ju mund ta zgjidhni vetë nga një listë e numrave që kemi në dispozicion.
|
|
|
|
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni tek:
Telefon: +355 (4) 4 30 11 00
E-mail: suport.tel@abissnet.al
|
|
|
|