Abissnet News

18/02/2010 - Abissnet FREEZONE
Tashmë telefonin tuaj Abissnet mund ta përdorni nga kudo ndodheni,
me të njëjtat tarifa si nga shtëpia juaj!
Mjafton që të shkarkoni SoftPhone nga Abissnet në kompjuterin tuaj, dhe ju do të mund të telefononi nga numri juaj Abissnet dhe të merrni telefonata në numrin tuaj Abissnet direkt në kompjuterin tuaj, edhe kur ndodheni larg shtëpisë. Për të shkarkuar SoftPhone te Abissnet, klikoni më poshtë:

Pasi të keni shkarkuar dhe instaluar SoftPhone në kompjuterin tuaj, ju mund të bëni login duke formuar numrin tuaj të telefonit dhe kodin PIN 10-shifror, si në figurën përbri:

Pasi të keni bërë login, ju mund të bëni një telefonatë drejt çdo numri apo të merrni një telefonatë drejt numrit tuaj, direkt nga kompjuteri juaj. Gjithashtu, keni akses tek historiku i thirrjeve tuaja, apo edhe të regjistroni numrat e miqve apo te afërmve tuaj, që të keni akses sa më të shpejtë kur keni nevojë t’i telefononi. Gjithashtu, ju mund të rimbushni numrin tuaj Abissnet edhe nga kompjuteri juaj. Telefononi nga SoftPhone në numrin 141 dhe më pas ndiqni udhëzimet që ju diktohen ose që ndodhen në kartën e rimbushjes.

Vini re!

Që të përdorni sherbimin e Telefonisë Abissnet falë SoftPhone, ju duhet të keni lidhje interneti në kompjuterin tuaj.


Për më shumë informacion,
ju lutem kontaktoni tek:

Telefon: +355 (4) 4 30 11 00
E-mail: suport.tel@abissnet.al