Kushtet Standarde të përdorimit të faqes web
http://www.abissnet.al
Ju
lutemi, lexoni me kujdes këto Kushte (më poshtë referuar si “Kushtet” ose
“Kushtet Standarde të përdorimit të faqes web”) të cilat rregullojnë aksesin dhe
përdorimin nga ana juaj të kësaj faqeje web ("Faqja"). Ju nuk duhet të përdorni
këtë Faqe, nëse keni ndonjë kundërshtim në lidhje me ndonjërin prej këtyre
Kushteve.
Përkufizime
"Përmbajtje"
janë të gjitha të dhënat, informacioni, materiali dhe përmbajtja, përfshirë
por pa u kufizuar me mesazhe, vizatime, fotografi, software, video,
muzike, tinguj dhe grafike;
"Funksione"
janë shërbimet e ofruara nga ose nëpërmjet Faqes;
"Kushte Standarde të përdorimit të faqes
web"
është kontrata ndërmjet Abissnet dhe Ju, që përmban këto kushte dhe
afate;
"Marka Tregtare"
është fjala dhe dizenjimi "Abissnet" dhe “More TV”, sido që të jetë e paraqitur,
përfshirë prezantimet e stilizuara, të gjitha logot e shoqëruara me të, simbolet
dhe kombinimet e mësipërme me një tjetër fjalë ose shenjë;
"Abissnet"
është shoqëria Abissnet
sh.a., me seli të regjistruar në Tiranë, Rruga “Ismail Qemali”, Pallati 18, Kati
II, Shqipëri dhe mund të referohet dhe si “ne” ose “neve” në këto Kushte dhe
Afate.
"Ju"
është vizitori
i Faqes, i cili hyn në këto Kushte (dhe “i juaji” do të interpretohet në këtë
kuptim).
1.
Përdorimi i Faqes
Shërbimet
që ne ju ofrojmë përmes kësaj faqeje janë Përmbajtja dhe Funksionet e
disponueshme në këtë Faqe, ose që ju ofrohen si rezultat i përdorimit nga ana
juaj të Faqes ("Shërbimet").
Ju
pranoni dhe bini dakord se ju lejohet ta përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm siç
përcaktohet shprehimisht në këto Kushte ose siç përcaktohet në vetë Faqen.
Ju
pranoni dhe bini dakord se do të përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm në mënyrën e
përcaktuar shprehimisht në këto Kushte ose në mënyrën e përcaktuar në Faqe.
Ju nuk mund të:
·
Kopjoni,
ndryshoni, riformatoni, shfaqni, shpërndani, licenconi, transmetoni, shisni,
zbatoni, publikoni, transferoni ose të vini në dispozicion Shërbimet ose
informacionin që ju merrni gjatë përdorimit të Shërbimeve ose aksesit në Faqe.
·
Hiqni,
ndryshoni, deformoni ose fshini në asnjë mënyrë informacionin në Faqe dhe/ose
Shërbimet, ose të përdorni materialet e marra gjatë përdorimit të Faqes dhe/ose
Shërbimeve, përveçse siç është përcaktuar në këto Kushte.
·
Kopjoni,
çmontoni (pjesërisht ose tërësisht) softwaret-t e përdorur në Faqen dhe/ose
Shërbimet (pëveç sa lejohet shprehimisht nga ligji).
·
Kopjoni ose
përdorni materiale të marra nga Faqja dhe/ose Shërbimet për qëllime tregtare.
·
Hiqni, fshini
ose ndryshoni të drejtat e autorit, të markës tregtare ose objekte të tjera të
pronësisë intelektuale që gjenden në përmbajtjen e Faqes.
·
Të përdorni
“caching”, akseleratorë http si Harvest, Squid, Netscape proxy ose Microsoft
Catapult, apo teknologji të ngjashme.
2.
Veprimet e ndaluara
Ju
pranoni se do të përdorni Faqen dhe Shërbimet në përputhje me këto Kushte dhe në
mënyrë të ligjshme duke garantuar se nuk do të kryeni (dhe se nuk do të lejoni
të tjerët të kryejnë) veprimet e mëposhtme,
por duke mos u kufizuar vetëm në to:
·
të shmangni
identifikimin e përdoruesit ose sigurinë e host-uesit, rrjetit ose llogarisë
(referuar si "cracking " ose "hacking") dhe as të ndërhyni në shërbimin e një
përdoruesi, host-uesi ose rrjeti (referuar si "sulme që pengojnë shërbimin") dhe
as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalëkalime identike në motorët e kërkimit
për të ç’orientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po
lexojnë faqen autentike te Abissnet (referuar si "vjedhje e faqes") ose të
përdorni Faqen për Shërbime të tjera të paligjshme ose të dënueshme.
·
me dashje ose
për shkak të pakujdesisë të transmetoni përmbajtje elektronike (përfshi viruset)
nëpërmjet Faqes dhe/ose Shërbimeve, të cilat shkaktojnë ose mund të dëmtojnë në
çfarëdo niveli sistemet kompjuterike të Abissnet ose të përdoruesve të tjerë të
Internetit.
·
të shfrytëzoni
në mënyrë të paligjshme, të kërkoni sasi të larta trafiku, të shpërndani ose
dërgoni letra zinxhir, "junk mail" ose "spam" të çfarëdo lloji, vëzhgime,
konkurse, skema piramidale ose të angazhoheni në veprime që kanë për qëllim të
pengojnë përdoruesit e tjerë të përdorin faqen dhe/ose Shërbimet ose një faqe
tjetër, ose të kryeni veprime që mund të dëmtojnë ose prishin reputacionin e
Abissnet ose të një pale të tretë.
Ju
pranoni se shërbimet e buletinit informativ që mund të ofrohen nga Abissnet
("Njoftimet Publike") i drejtohen publikut dhe komunikimet tuaja mund të shfaqen
ndaj të tjerëve, prandaj ju duhet të tregoheni të kujdesshëm kur paraqisni të
dhëna personale ose çfarëdolloj informacioni tjetër që mund t’ju identifikojë.
Abissnet nuk mban përgjegjësi dhe nuk kontrollon apo vërteton Përmbajtjen e
Shërbimeve të Komunikimit Publik.
3.
Informacioni Juaj
Përdorimi
i të dhënave tuaja personale nga ana e Abissnet bëhet sipas Rregullores së
Privatësisë të Abissnet (linku i politikës së privatësise në fund të faqes), që
është pjesë e këtyre Kushteve dhe Afateve.
4.
Të Drejtat e
Pronësisë Intelektuale
Markat
Tregtare të përdorura në këtë Faqe janë markat e regjistruara të Abissnet apo
partnerëve të tij, dhe janë objekt i legjislacionit për pronësinë intelektuale.
Të gjitha të drejtat janë të regjistruara rregullisht. Ju nuk mund t’i përdorni
markat, qofshin dizenjo apo fjalë:
·
si pjesë e
markave tuaja;
·
në mënyra që
mund të shkaktojnë konfuzion te publiku;
·
për të
identifikuar produkte apo shërbime që nuk kanë të bëjnë me Abissnet; ose,
·
në mënyra të
tjera që mund t’i shkaktojnë dëm reputacionit të Abissnet ose partnerëve të tij.
Përmbajtja e këtyre kushteve nuk do të interpretohet si dhënie ndaj palës tuaj
të një licence, ose si kalim i të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale,
ose të drejtave të tjera në pronësi të Abissnet, të një partneri ose të një pale
të tretë.
5.
Kostot
Përdorimi
i Faqes është pa pagesë. Sidoqoftë, Abissnet rezervon të drejtën të tarifojë
aksesin në një pjesë të Faqes ose në të gjithë Faqen në të ardhmen, me kusht qe
t’ju njoftojë qartazi kur ju aksesoni atë pjesë të Faqes që është me pagesë.
6.
Kufizimi i
Përgjegjësisë
Në asnjë
rast Abissnet, apo ndonjë prej agjentëve dhe punëmarrësve të tij, nuk do të
mbajnë përgjegjësi ndaj jush në lidhje me çdo gjë që rrjedh apo ka lidhje me
përdorimin e Faqes nga ana juaj, qoftë ai dëm kontraktor apo jashtë kontraktor.
Ju keni
përgjegjësi të plotë për marrjen e të gjitha masave përpara përdorimit të Faqes
dhe Shërbimeve. Shërbimet përditësohen në mënyrë periodike dhe ju duhet të
kontrolloni Faqen dhe Shërbimet rregullisht për t’u siguruar se keni
informacionin e përditësuar.
7.
Garancitë
Faqja dhe
Shërbimet ofrohen “siç janë”. Abissnet nuk jep asnjë garanci të shprehur apo të
nënkuptuar dhe nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me Faqen apo përmbajtjen e
saj.
Gjithashtu, asgjë e paraqitur në
këtë Faqe, nuk duhet të interpretohet si këshillim ndaj jush.
8.
Lidhjet me Faqet
e Tjera
Faqja
mund të përmbajë lidhje për në adresat e faqeve web të palëve të treta, të cilat
nuk zotërohen ose kontrollohen nga Abissnet.
Abissnet
nuk ushtron kontroll dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, politikat e
privatësisë, ose praktikat e faqeve web të palëve të treta. Ne nuk garantojmë
ofrimin e shërbimeve të këtyre subjekteve apo faqeve web.
Ju
pranoni që Abissnet nuk do të jetë përgjegjës, drejtpërdrejt ose indirekt, për
ndonjë dëm ose humbje të shkaktuar ose të pretenduar në lidhje me përdorimin e
faqeve web të palëve të treta.
Ne ju
këshillojmë të lexoni Kushtet Standarde dhe Politikat e Privatësisë të çdo
faqeje web të palëve të treta, që ju aksesoni.
9.
Përjashtimi i
përgjegjësisë
Abissnet
dhe asnjë punëmarrës ose agjent i tij nuk do të mbajë përgjegjësi për dëme të
caktuara, qofshin këto dëme të shkaktuara nga zbatimi i kontratës, nga
neglizhenca ose veprime jashtë kontraktore, që lindin nga ose në lidhje me
kryerjen apo përdorimin e Shërbimeve të Faqes dhe sidomos, por pa u kufizuar me
sa më sipër, Abissnet përjashton në veçanti të gjitha përgjegjësitë në lidhje me
humbjet e shkaktuara nga:
·
përdorimi nga
ana juaj i Faqes dhe Shërbimeve ose i Përmbajtjes apo Shërbimeve ose humbja e
Shërbimeve apo Përmbajtjes tuaj për shkak të vonesave, mos dërgimi, mos marrja
ose ndërprerja e shërbimeve; dhe
·
defektet ose
kostot, humbja e fitimeve, humbja e Përmbajtjes tuaj ose humbje pasuese të
shkaktuara nga përdorimi nga ana juaj, ose pa aftësia juaj në përdorimin apo
aksesin në Faqen dhe Shërbimet, nga një difekt, pezullim ose tërheqje, nga një
pjesë ose nga e gjithë “Faqja ose Shërbimet” në çdo kohë.
Abissnet
do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të garantuar se Faqja ose Shërbimet
mirëmbahen dhe janë të disponueshme. Por disponueshmëria e tyre mund të varet
nga pajisjet tuaja, rrjetet e komunikimit, numri i madh i personave që tentojnë
të përdorin rrjetin ose Internetin në të njëjtën kohë ose shkaqe të tjera që
kanë ndikim mbi të, dhe mund të mos arrijë të ofrojë disponueshmëri të faqes ose
të ketë nevojë për mirëmbajtje pa njoftim.
10.
Ndryshimet
Abissnet
rezervon të drejtën për të ndryshuar në çdo kohë Faqen apo për të pezulluar e
përfunduar, ofrimin e Faqes apo duke kufizuar aksesin në një pjesë të saj.
Abissnet rezervon të drejten për të përditësuar këto Kushte Standarde në çdo
kohë. Nëse vazhdoni të përdorni Faqen, do të merret e mirëqenë se Ju keni
pranuar ndryshimet që iu janë bërë Kushteve.
11.
Monitorimi/regjistrimi i komunikimeve
Monitorimi ose regjistrimi i thirrjeve, e-mail-eve, mesazheve ose komunikime të
tjera të kryera përmes Faqes, bëhet në përputhje me ligjin dhe qëllimet e
biznesit të Abissnet, si për shembull kontrollet e cilësisë, për të parandaluar
përdorimin e paautorizuar të sistemeve të telekomunikacionit të Abissnet dhe për
të garantuar funksionimin efektiv të sistemeve.
12.
Përfundimi
Abissnet
mund të zgjedhë të përfundojë ofrimin e Shërbimeve ose aksesit tuaj në Faqe, për
shkak të shkeljes së këtyre Kushteve nga ana juaj, ose nëse Abissnet ndërpret
ofrimin e Faqes dhe Shërbimeve për çfarëdo arsye.
13.
Të përgjithshme
Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni
– Këto Kushte Standarde rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e
Republikës së Shqipërisë dhe mosmarrëveshjet në lidhje me to do të gjykohen në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kushtet
Standarde të përdorimit të Faqes interpretohen në mënyrë të pavarur, dhe nëse
një parashikim i tyre shpallet i pavlefshëm Gjykata, kjo nuk cënon vlefshmërinë
e parashikimeve të tjera të këtyre Kushteve.
Nëse
Abissnet nuk ushtron një ose disa nga të drejtat e parashikuara në këto Kushte,
kjo nuk do të interpretohet si dorëheqje përfundimtare nga këto të drejta,
përveç rasteve kur Abissnet, bie dakord, për këtë, me shkrim.
Abissnet
ka të drejtën të kalojë dhe transferojë të drejtat dhe detyrimet sipas këtyre
Kushteve Standarde, pa kyer një njoftim paraprak dhe pa marrë ndonjë miratim.
Me
pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve merrni përsipër se nuk do të kaloni,
ri-shisni, nën-kontraktoni ose transferoni të drejtat tuaja ose detyrimet sipas
këtyre Kushteve ose një pjesë të tyre. Shkelja në çfarëdo mënyre e këtij
kufizimi, pavarësisht nëse rezulton ose jo e suksesshme, do të shkaktojë
përfundimin e ofrimit të Shërbimeve nga Abissnet nga momenti kur konstatohet
shkelja.
Forca Madhore
- Abissnet nuk do të mbajë përgjegjësi për shkeljen e këtyre Kushteve për rastet
e forcës madhore, të
cilat janë jashtë vullnetit dhe kontrollit te Abissnet dhe ia pamundësojnë atij
ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve, si p.sh., por pa u kufizuar tek
tërmetet, përmbytjet, katastrofat e ndryshme natyrore, luftërat, revolucionet,
kryengritjet, epidemitë etj.