Abissnet - Interneti që ndryshon lojën!

Në Abissnet, interneti është më shumë se një lidhje-është mjeti që ju ndihmon të shkëlqeni dhe të arrini qëllimet tuaja. Ne jemi pionierë.

Abissnet - Një rrjet i ndërtuar për të ardhmen!

Ne, në Abissnet, jemi të përkushtuar në ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm që i përmbush kërkesat e të ardhmes. Duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturë, krijojmë një lidhje të avancuar që ju mundëson të eksploroni, të rriteni dhe të shijoni përparimin digjital.

Me një vizion të qartë dhe qëllimin për të ofruar cilësi të jashtëzakonshme, zhvillojmë rrjetin tonë në mënyrë që të përmbushim pritshmerite tuaja dhe t’i përballim sfidat e mëdha të komunikimit modern. Shpejtësia e mahnitshme dhe stabiliteti i përsosur janë vetëm disa nga atributet tona që i bëjnë shërbimet tona të internetit të jenë në një nivel të lartë. Në Abissnet, jemi të përkushtuar ndaj përmirësimit të përvojës suaj. Nëpërmjet mbështetjes së personalizuar dhe ekipit të specializuar, jemi gjithmonë këtu për të ju ndihmuar dhe për të siguruar që ju të keni një eksperiencë të pafundme të internetit. Ne jemi të ndërgjegjshëm për nevojat tuaja dhe punojmë për t’ju ofruar zgjidhje të përshtatshme dhe inovative.

Kështu që bashkohuni me ne dhe përjetoni një rrjet të ndërtuar për të ardhmen. Abissnet – ndryshimi që ju sjell lidhjen e ardhshme!

Abissnet - Rritemi së bashku me ju!

Jemi krenarë që tani kemi dyqane të disponueshme në disa qytete të Shqipërisë për t’u afruar më shumë te ju, klientët tanë të dashur. Ne e kuptojmë rëndësinë e prezencës fizike dhe të mundësisë për t’u takuar dhe biseduar me ju në person.

Dyqanet tona të Abissnet gjenden në vendodhje të përshtatshme për të përgjigjur nevojave tuaja të lidhura me internetin, telefonia dhe televizionin. Aktualisht, dyqanet tona gjenden në Tirane në:

Në Tiranë: Ish-Bllok, Kombinat, Astir, Laprakë, Rr. e Durrësit, Rr. Bardhyl, Fresk, Ali Demi, Kamëz.

Në rrethe: Elbasan, Durrës, Kavajë, Golem, Fier, Shkodër dhe Korçë. Këto dyqane janë vendet ideale për të zgjidhur çdo pyetje ose kërkesë që keni në lidhje me internetin, telefonia dhe televizionin.

Çdo dyqan Abissnet ofron një ambient të këndshëm dhe të përshtatshëm për t’u takuar me ekspertët tanë dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira për nevojat tuaja. Ekipi ynë i stafit do t’ju ofrojë ndihmën dhe këshillën e duhur, duke ju udhëzuar në zgjedhjen e planit të internetit, paketave të telefonia dhe shërbimeve të televizionit që përshtaten më së miri me preferencat tuaja.
Themeluar në vitin 1998 nga Koço Kokëdhima, “Abissnet” është një nga operatorët alternativë më të mëdhenj në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Me një shtrirje të gjerë në Tiranë dhe prezencë në qytetet: Durrës, Kavajë, Golem, Lushnje, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Shkodër, Kamëz, Gjirokastër etj. ne gjendemi pranë klientëve tanë për t’u ofruar shërbimet më të mira të internetit, televizionit dhe telefonisë fikse.

“Abissnet”, aktualisht, zotëron rrjetin më të madh të fibrës optike në shtëpi, duke u bërë në të njëjtën kohë operatori me numrin më të madh të klientëve rezidencialë me fibër optike. Shërbimet dhe shpejtësia që “Abissnet” ofron janë të qëndrueshme, cilësore dhe me ccmimet më konkuruese në treg, duke e bërë “Abissnet”-in zgjedhjen e vetme për një internet të shpejtë në Tiranë dhe kudo.

“Abissnet”, që në fillimet e aktivitetit, ka qenë kompani e preferuar jo vetëm për klientët rezidencialë të cilët kanë qenë të shumtë në shërbimin e internetit, por ka qenë gjithashtu një furnizues i besuar I institucioneve dhe korporatave, të cilat i kanë besuar “Abissnet”-it zgjidhjet e tyre të internetit , një besim që është vlerësuar duke ofruar një shërbim të një cilësie të lartë dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

Historiku